Sporti

Morata i thotë “Po” Atleticos, gati rinovimi deri në 2026-ën

06/10/2023 08:50
nga:E K

Alvaro Morata dhe Atletico Madrid kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin edhe për disa vite të tjera.

Mediet spanjolle raportojnë se sulmuesi do të jetë pjesë e madrilenëve deri në 2026-ën.

Palët kanë rënë dakord, parimisht që të zgjasin kontratën, ndërsa interesat në drejtimin të Moratës vazhdojnë të jenë aktive, me Juventus në krye, që kërkon rikthimin e tij në Torino.