Lionel Messi vendosi këtë javë të nënshkruajë për Inter Miami, duke ngritur debatin për kalimin në një ligë më pak kërkuese.
Në një intervistë për kanalin YouTube ‘NBA Brasil’, Neymar zbuloi se e dinte tashmë vendimin e ish-shokut të tij të skuadrës, përcjell GazetaBlic Sport.
“E dija tashmë, Messi është një nga miqtë e mi më të mirë dhe një dhuratë që më ka dhënë futbolli. Kam pasur rastin ta takoja, të luaja me të dhe më pas të bëheshim miq”, tha sportisti brazilian, i cili nuk foli për thashethemet për një largim të mundshëm nga PSG.
“Ne folëm dhe thashë se ai do të ishte shumë i lumtur për qytetin, për jetën dhe për mundësinë që ka për të jetuar dhe luajtur në Miami. Jam i sigurt se do të ndryshojë të gjithë MLS-në”, tha Neymar.


