Lajme

KFOR-i s’e lejoi ministrin Aliu në Leposaviq, Mirena-Qeverisë: E kthyet Rezolutën 1244

06/09/2023 21:54
nga:Astrit Gashi

Gazetari dhe analisti Ilir Mirena ka reaguar pasi ministry Liburn Aliu nuk u lejua nga KFOR-i të vizitonte kryetarin e Leposaviqit.

Përmes një postimi në Facebook, Mirena iu drejtua qeverisë duke i thënë se e kanë kthyer Rezolutën 1244.

“O ku jeni sovranista bre! S’po muni me shku n’veri a? Ama hallall, e kthyet 1244’shin e OKB’se”, ka shkruar Mirena në Facebook.