Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në BlicInteview me Astrit Gashin, ka thënë se se ka humbur besimi i SHBA-së tek liderët tanë dhe raporti është i ‘lënduar’ me ta dhe jo me popullin e Kosovës.
Ai tutje ka theksuar se burim i krizave është gjithmonë Beogradi, roli i kryeministrit të Kosovës është me parandaluar.
Sipas tij, qeveria Kurti deri me tani ka përjetuar shtatë kriza dhe se Kosova është bërë burim i krizave.
Nënkryetari i LDK-së theksoi se drafti i asociacionit nuk ka qenë qëllimi i parë i marrëveshjes së vitit 2013, por shpërbërja e strukturave paralele serbe.
Ai tutje tha se shpreso që draft-statuti për Asociacionin i Edi Ramës të mos jetë dokument merre ose lëre.
Për këtë dhe shuma tema tjera ndiqni sonte BlicInterview nga ora 20.30 në GazetaBlic dhe RTV Dukagjini.


