Sporti

Pse s’e ftoi Mirlind Dakun, Giresse jep përgjigje

06/09/2023 14:37
nga:E K

Trajneri i Kososvës, Alain Giresse është duke mbajtur konferencë për media, para dy ndeshjeve të radhës kualifikuese për Euro 2024.

Ai foli edhe për arsyen pse nuk e ka ftuar sulmuesin Mirlind Daku, shkruan Gazeta Express.

Giresse tha se ka të bëjë me zgjidhje sportive dhe se ka shumë lojtarë në pozitën e tij.

“Për Dakun ka të bëjë me zgjidhje sportive. Po ashtu në repartin e sulmit ka shumë lojtarë dhe kjo është arsyeja pse nuk e kam ftuar, edhe pse po tregon paraqitje të mira”, tha Giresse.