Lajme

NATO mund t’i vendosë trupat në Suedi, ende pa u anëtarësuar

06/09/2023 14:28
nga:Astrit Gashi

Suedia do të lejojë NATO-n t’i vendosë trupat ushtarake në territorin e saj, ende pa u bashkuar zyrtarisht aleancës ushtarake.

Suedia ka aplikuar në vitin e kaluar për t’u anëtarësuar në NATO, si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kundërshtimet nga Turqia dhe Hungaria e kanë vonuar ofertën, por Suedia shpreson që tani të bashkohet me një samit të NATO-s në Lituani muajin e ardhshëm, njofton Reuters, transmeton RTKlive.

“Qeveria ka vendosur që Forcat e Armatosura Suedeze mund të marrin pjesë në përgatitjet ushtarake me vendet e NATO-s për të mundësuar operacionet e ardhshme të përbashkëta”, kanë deklaruar kryeministri suedez, Ulf Kristersson, dhe ministri i mbrojtjes, Pal Jonson.

Ndryshe, në një shkrim në të përditshmen suedeze, Dagens Nyheter, ata kanë deklaruar se përgatitjet ushtarake mund të jenë të përkohshme, por që vendimi është një sinjal të qartë Rusisë në forcimin e mbrojtjes së Suedisë, ngase, siç thanë ata, Rusia mbetet kërcënim për vendet fqinje.

Ndryshe,Finlanda, vend kufitar me Rusinë, iu bashkua NATO-s në muajin prill.