Sporti

Milito: Martinez dhe Haaland janë sulmues të kompletuar, Inter duhet të ketë kujdes nga norvegjezi

06/09/2023 15:14
nga:E K

Diego Milito, i intervistuar nga edicioni i sotëm i Corriere della Sera, ka folur për Lautaro Martinez dhe Haaland, dy nga protagonistët kryesorë të finales së nesërme të Champions League.

Ish ylli i Inter lavdëroi sulmuesit duke thënë se ata janë sulmues të kompletuar duke folur në veçanti për argjentinasin e Interit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ai ka cilësitë e sulmuesve të mëdhenj, është i kompletuar“, tha Milito për Martinez.

Ndërsa sa për Haaland tha se Inter duhet të jetë i kujdesshëm nga norvegjezi.

“Ai ka gjithçka të lojtarëve të mëdhenj. Sigurisht që ai e sheh golin lehtësisht, Interi duhet të jetë i kujdesshëm”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/