Inter dhe Manchester City do të përballen nesër mbrëma në finalen e Ligës së Kampionëve.
Të dy skuadrat tashmë kanë arritur në Stamboll aty ku nesër zhvillohet finalja e madhe në stadiumin “Ataturk“, shkruan GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Dias ka folur për media para finales së madhe.
Ai tha se City duhet ta kurorzoj punën e gjithë këtij sezoni në finalen e Champions League ndaj Inter.
“Ne kemi punuar shumë për të arritur në këtë finale, tani duhet t’i japim kuptim gjithçkaje dhe fitojmë trofeun në përballjen me Interin”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


