Inter dhe Manchester City do të përballen nesër mbrëma në finalen e Ligës së Kampionëve.
Të dy skuadrat tashmë kanë arritur në Stamboll aty ku nesër zhvillohet finalja e madhe në stadiumin “Ataturk“, shkruan GazetaBlic Sport.
Presidenti i Inter, Steven Zhang mbajti një intervistë me “Gazetta dello Sport” ku deklaroi se skuadra italiane nuk ka frikë nga Manchester City pasi sipas tij Inter ka aftësi për t’u përballur me Citizens.
“Unë e respektoj thellësisht Cityn, një ekip madhështor. Por ne kemi cilësinë për t’u përballur me ta. Vitet e fundit, sa më e lartë të jetë forca e kundërshtarit, aq më mirë luajmë ne. Interi kundër skuadrave të mëdha ka bërë shumë mirë, por ndaj atyre më pak konkurruese kemi humbur pikë herë pas here.
Kam menduar shumë herë në kokën time se si do të ishte të fitojë një Champions League. Megjithatë, tani që jemi në finale, të gjithë ne në klub kemi një dëshirë të jashtëzakonshme për të provuar dhe ne jemi të bashkuar. Siç tha Inzaghi, ne nuk kemi frikë, ka vetëm emocione të mëdha për të luajtur këtë ndeshje. Ne besojmë në të”, është shprehur presidenti i Interit, Zhang.
/GazetaBlic Sport/


