Lajme

Lekaj për Kurtin: Nëse e lë komshinë që ta menaxhojë shtëpinë atëherë vaj halli

06/08/2023 23:44
nga:G B

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, ka folur rreth draft statutit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që ua ka dërguar presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

Lekaj në Edicionin Special në Klan Kosova e ka kritikuar ashpër qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

“Nëse ti nuk i mbikëqyrë apo nuk je i zoti i shtëpisë tënde që t’i të veprosh dhe nëse shtëpinë dikë tjetër e lë ta menaxhojë shtëpinë tënde atëherë vaj halli për kryeministrin tonë”, tha Lekaj.