Sporti

Ferizaj njofton largimin e trajnerit Andrej Panadiç

06/08/2023 21:37
nga:Mergim Rreci

FC Ferizaj ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Andrej Panadiç dhe zëvendësin e tij, Nikola Boroe.

Panadiç ishte në krye të shtabit teknik tash e 7 muaj, ku në sezonin pranveror nën drejtimin e tij, skuadra arriti të mbledhë 28 pikë, por kjo nuk mjaftoi që të shpëtojë prej rënies nga liga, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra shprehu falënderime për trajnerin kroat, duke thënë se do të kujtohet gjithmonë si një njeri me punë shumë e fjalë pak.