Sporti

Zyrtare/ Nuk është në planet e Basel, Zeqiri rikthehet te Brighton

06/08/2023 20:38
nga:Mergim Rreci

Basel bëri të ditur se Andi Zeqiri nuk do të jetë më pjesë e tyre sezonin e ardhshëm.

Në një njoftim për mediet klubi i Basel thekson se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së sulmuesit me origjinë shqiptare.

Kështu pas një sezoni në Basel, 23-vjeçari do duhet të rikthehet te Brighton, klub që ka në pronësi kartonin e Zeqirit.