Në një shkrim autorial për “Friends of Europe”, me titull “Kosova: Një rast i keq i udhëheqjes së dobët”, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë periudhës së bombardimeve kundër Serbisë në vitin 1999 dhe anëtari i lartë për Paqen, Sigurinë dhe Mbrojtjen dhe ish-Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Sfidat e reja për Sigurinë në NATO, Jamie Shea, ka kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të tërhiqet nga retorika nacionaliste dhe që Asociacioni fillimisht të themelohet e pastaj të modifikohet në varësi të marrëdhënieve të Kosovës me komunitetin serb.
Ndër të tjera, Shea ka thënë se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të angazhojnë Beogradin për të miratuar një qëndrim më konstruktiv ndaj Kosovës. Pasi sipas tij Beogradi tenton të përdorë secilën krizë në veri për të ripërsëritur psikozat historike të saj.
“BE-ja dhe SHBA-ja duhet të angazhohen që Beogradi të miratojë një qëndrim më konstruktiv ndaj Kosovës. Beogradi tenton të përdorë çdo krizë në veri për të ripërsëritur psikozat e saja historike drejt provincës së saj të dikurshme, duke rihapur dhe rilidhur plagët e vjetra në vend të që shikojë nga e ardhmja dhe të ecë përpara. Ky refuzim për të njohur realitetin dhe verdiktin e keqqeverisjes serbe në Kosovë që çon në transformimin e kësaj të fundit në një vend të pavaur është i ngjashëm me atë që Franca refuzon ta pranojë humbjen e Algjerisë ose Britania e Madhe humbjen e Republikës së Irlandës.”, thotë Shea.
“Kjo e shtyn Beogradin të luajë me problemet në veri për të rishfaqur pretendimet e saj ndaj Kosovës ose të paktën për të përcaktuar të ardhmen e saj. Retorika e fryrë dhe ekzagjërimet në lidhje me situatën e serbëve etnikë në Kosovë vetëm sa i hapin dyert makinerive propagandistike ruse dhe kineze për të nxitur këtë narrativë dhe për të demonizuar Prishtinën. Gjithashtu nuk është e dobishme kur Beogradi dërgon forcat e tij në kufirin me Kosovën ose Vuçiq dhe ministri i tij i mbrojtjes, Milos Vuçeviq bëjnë vizita të profilit të lartë në trupat e vendosura atje, sikur të sugjerojnë se ata po mendojnë seriozisht për ndërhyrje ushtarake në Kosovë”, tha Shea.
Shea konsideron se obsesioni i Serbisë me Kosovën e dëmton Serbinë dhe të ardhmen e mundshme në BE dhe nxit nacionalizmin. Shea përmend ndikimin rus në Beograd dhe gjithashtu tregon se si ky ndikim është destruktiv për Serbinë që s’po merret me problemet e saj.
“Obsesioni i Serbisë me Kosovën është i dëmshëm për zhvillimet e saj si demokraci dhe anëtarësimin e mundshëm në BE. Ai nxit nacionalizmin dhe e bën vendin të prekshëm prej dezinformatave dhe manipulimeve ruse. Beogradi ka nevojë për mbështetjen ruse për të bllokuar Kosovën nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare si INTERPOL-i. Ajo gjithashtu e largon Serbinë nga trajtimi i problemeve të saj reale. Për shembull, në javët e fundit ka pasur dy sulme masive, duke përfshirë një në një shkollë fillore në Beograd, duke shkaktuar protesta masive. Të shtënat kanë vënë në dukje faktin se vendi është përmbytur me armë të paligjshme dhe qeveria ka nxitur të forcojë ligjet për kontrollin e armëve.”, thotë Shea.
Ai konsideron se është koha e fundit që Serbia të heqë dorë nga nostalgjia e saj për Jugosllavinë e vjetër dhe mundësinë që i dha kjo Beogradit për të ushtruar hegjemoninë mbi fqinjët e saj.
“Është koha e fundit që Serbia të heqë dorë nga nostalgjia e saj për Jugosllavinë e vjetër dhe mundësinë që i dha Beogradit për të ushtruar hegjemoninë mbi fqinjët e saj. Vendi duhet të fokusohet në sfidat e saj të brendshme, modernizimin e ekonomisë, forcimin e institucioneve dhe shoqërisë civile, përmirësimin e gjyqësorit dhe mbrojtjen e medias së pavarur. BE-ja dhe demokracitë perëndimore kanë nevojë për një strategji për të mbështetur forcat e ndryshimeve demokratike në Serbi dhe për të kufizuar nacionalistët. Thjesht mbështetja nëprocesin e ngadaltë dhe shumë teknik të anëtarësimit në BE për të demokratizuar Serbinë e për ta bërë atë më bashkëpunuese me Evropën nuk është e mjaftueshme apo reale”. tha Shea.
Shea ka konsideruar se BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar duhet t’i monitorojnë më nga afër vendet të cilat kanë tendenca autoritare dhe t’i mbështesin forcat demokratike në këto vende.
Shkrimin e plotë të Jamie Shea mund ta lexoni këtu: LINKU


