Lajme

Lushi: Ata që e sulmojnë Tiranën pse po do të ndihmojë Kosovën janë antishqiptarë, Tirana në koordinim me SHBA-në dhe BE-në

06/08/2023 17:53
nga:Astrit Gashi

Veprimtari Uk Lushi ka mbrojtur kryeministrin shqiptar Edi Rama për propozimin e draft-statutit për Asociacionin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata që sulmojnë Ramën pse po e ndihmon Kosovën nuk janë shqiptar.

Sipas tij, Shqipëria është në koordinim me SHBA-të dhe BE-në.

“Shqiptarët që e sulmojnë Tiranên pse po do të ndihmojë Kosovën janë antishqiptarë. Tirana zyrtare është në koordinim me Amerikën dhe BE-në dhe kur Kosova pranon të punojë e pranojë propozime nga krejt bota pse duhet të sulmohet Tirana?! Tirana dhe Prishtina janë dhe duhet të jenë në anën e njëjtë me njëra-tjetrën, Amerikën dhe BE-në”, ka shkruar Lushi.