Lajme

Baraliu: Rruga për të dalë nga kriza është pranimi i kërkesave të SHBA-së dhe BE-së dhe zgjedhjet e reja në veri

06/08/2023 17:42
nga:Astrit Gashi

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazlum Baraliu, thotë për Kosova Online se duhet të plotësohen kërkesat e vendosura nga SHBA-ja dhe BE-ja për deeskalim të situatës në veri, duke shtuar se mbajtja e zgjedhjeve të reja do të ishte një rrugëdalje nga situata aktuale e krizës, përcjellë GazetaBlic.

“Mendoj se zgjedhjet do të ishin një rrugëdalje nga kriza, duhet të shkojmë drejt përmbushjes së kërkesave të komunitetit ndërkombëtar, në radhë të parë në lidhje me zgjedhjet, sepse ata besojnë se në këtë mënyrë do të qetësohej situata aktuale dhe dialogu do të ecë përpara. Mendoj se dje qeveria e ka shqyrtuar propozimin e Ligjit për zgjedhje të jashtëzakonshme në veri. Nëse ka vullnet të mirë që shumica e votuesve serbë në ato komuna të marrin pjesë, atëherë do të jetë një gjë mirë dhe e suksesshme. ”, thotë Baraliu.

Ai mendon se nuk duhet të miratohet një ligj i ri për organizimin e zgjedhjeve të reja.

“Rruga e parë është që kryetarët e sapozgjedhur të pranojnë që të lirohen nga detyra, ka edhe një mënyrë tjetër, që 20 për qind e elektoratit të atyre komunave të nënshkruajnë një peticion që do t’i dërgohet kryetarit të komunës. Më pas ai peticion i përcillet Komisionit Qendror Zgjedhor, e më pas presidentit të Kosovës”, sqaron Baraliu.

“E kam fjalën për pushtetin në Prishtinë dhe opozitën, çdo parti, pavarësisht nëse është e vogël apo e madhe, ka përfaqësuesit e saj, të cilët duhet të komunikojnë me popullin dhe ta bindin se ka një mënyrë për të ecur përpara në zgjidhjen e problemit. ”, thotë Baraliu.