Lajme

Kryeziu: Kaq për luftën kundër korrupsionit, deputetët votuan që të dënuarit për korrupsion të kandidojnë për deputetë e kryetar komune

06/08/2023 17:36
nga:G B

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se sot 79 deputetë votuan pro që në listat kandidatëve për deputetë, kandidatë për kryetar komune, apo kandidatë për asamble komunale, të ketë persona që janë dënuar për vepra korrupsioni, qoftë me dënim me kusht apo me gjobë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kaq [ër luftën kundër korrupsionit, për lista të pastra e vlera demokratike.

Ai ka shtuar se këto parti që s’kanë guxim t’i thonë jo kandidatëve të korruptuar, mund të ofrojnë vetëm pushtet e zhvatje.

Postimi i tij i plotë:

79 deputetë pro dhe 3 abstenime u pajtuan që nesër në listat e kandidatëve për deputetë, kandidatë për kryetar komune, apo kandidatë për asamble komunale, të ketë persona që janë dënuar për vepra korrupsioni, qoftë me dënim me kusht apo me gjobë.

Kaq për luftën kundër korrupsionit, për standardet e të zgjedhurve, për listat e pastra, për vlerat demokratike të Republikës.

Këto parti politike që s’kanë guximin t’i thonë jo kandidatëve të korruptuar, çka do të na ofrojnë tjetër, përveç se përmes angazhimit politik, pushtet e zhvatje.