Lajme

Rusët u përpoqën të vrisnin Zelenskyyn gjatë vizitës së tij në Kherson

06/08/2023 17:04
nga:Astrit Gashi

Më 8 qershor, Volodymyr Zelenskyy mbërriti në rajonin #Kherson, ku dhjetëra vendbanime u përmbytën pas shpërthimit të digës në Kakhovka, pasi forcat ruse bombarduan një rrugë, në të cilën Zelenskyy kishte qëndruar pak qaste më herët.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë Zelenskyy duke qëndruar me banorët lokalë pranë rrugës së përmbytur ku po bëhej evakuimi. Më pas, presidenti ukrainas është nisur drejt rajonit fqinj të Mykolaiv-it, i cili gjithashtu është prekur nga përmbytjet.

Menjëherë pas largimit të tij, pushtuesit filluan të bombardojnë të njëjtën rrugë në të cilën ndodhej Zelenskyy.