Skuadra e Lirisë ka arritur synimin e madh që kishte, duke siguruar pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës për stinorin 2022/23.
Liria fitoi ndaj Ulpianës 3-0 në barazhin e parë, teksa poashtu mposhti Ferizajn në barazhin kryesor, duke fituar kështu vendin në Superligë për stinorin e ardhshëm.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se e ardhmja e trajnerit të Lirisë, Xhengiz Rexhepi pritet të mësohet javën e ardhshme. Drejtuesit e klubit dhe trajneri priten të takohen javën tjetër, më saktësisht të mërkurën, ku edhe do mirret vendimi pas diskutimeve të përbashkëta.
Kujtojmë se pronari i klubit, Rrahman Kice po punon poashtu edhe për disa transferime të mëdha në klubin e Lirisë – pasi skuadra prizrenase po tenton të përforcojë bindshëm ekipin për Superligë.
/GazetaBlic Sport


