Liverpool ka njoftuar transferimini e argjentinasit Mac Allister.
“The Reds” përmes Twitter kanë zyrtarizuar transferimin e mesfushorit nga Brighton, shkruan GazetaBlic Sport.
Mac Allister i kushtoi Liverpoolit 35 milionë funte, kurse argjentinasi do ta mbajë numrin 10 në fanellë.
Pas zyrtarizimit në Liverpool të mesfushorit argjentinas, trajneri i The Reds, Jurgen Klopp u shpreh i lumtur me përforcimin e mesfushës duke thënë se Mac Allister ka talent të madh.
“E kemi transferuar një djalosh shumë të talentuar teknikisht, shumë të mençur dhe ky është super lajm, me të vërtetë. Nuk besoj që duhen shumë fjalë për ta përshkruar atë lojtar pasi e gjithë bota e ka parë kualitetin e tij. Ai mund të luaj disa pozita dhe ka inteligjencë futbollistike të jashtëzakonshme“, tha tekniku gjerman.
Jurgen Klopp on Alexis Mac Allister:
“We are adding a very talented, very smart, very technically skilled boy to our squad and this is super news, really it is. I do not think the football world needs me to say too much about Alexis’ qualities because they are already pretty… pic.twitter.com/eQ48AHPqLT
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) June 8, 2023
/GazetaBlic Sport/


