Burbuqe Hana aktualisht Kryeshefe Ekzekutive e Telekomit të Kosovës ishte eliminuar për pozitën e Kryeshefes nga komisioni britanik, e të cilët vlerësuan vetëm kandidatin Kreshnik Domi, raporton Gazeta Blic.
Kjo kishte bërë që Burbuqe Hana të filloj menjëherë procedurat për konkurset e brendshme.
Në konkursin për drejtor të shitjes, marketing dhe kujdes me konsumatorë kishte aplikuar Kreshnik Domi.
Edhe pse sipas anëtarëve të komisionit, Kreshnik Domi nuk kishte dilemë se e meritonte këtë pozitë sepse i njëjti dhe i vetmi ishte propozuar për Kryeshef Ekzekutiv.
Burime të Gazeta Blic kanë thënë se për t`i arritur qëllimet, kryeshefja Burbuqe Hana kishte vendosur vetën kryetare të komisionit, në mënyrë që lehtësisht ta eliminonte nga gara Kreshnik Domin, duke mos respektuar as udhëzimin administrativ për konkurse dhe duke mos realizuar testin me shkrim, siç e parashohin procedurat ligjore.
Gazeta Blic ka arritur të siguroj dokumente dhe fotografi që dëshmojnë se në pozitën e drejtorit të shitjes, marketingut dhe kujdesit me konsumatorë, ka nënshkruar kontratë me Avni Tafilaj, i cili që nga koha e VV-së ishte vendosur ushtrues detyre i drejtorit të Marketingut.
Kreshnik Domi ka pasur pozitën e drejtorit nga viti 2019 dhe kishte përformancë të mirë.

Ky në mes të fotografisë është Avni Tafilaj, drejtor i sapozgjedhur në Telekom. Personi me syze në fotografi është vëllai i kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana.



