Liverpool ka njoftuar transferimini e argjentinasit Mac Allister.
“The Reds” përmes Twitter kanë zyrtarizuar transferimin e mesfushorit nga Brighton, shkruan GazetaBlic Sport.
Mac Allister i kushtoi Liverpoolit 35 milionë funte, kurse argjentinasi do ta mbajë numrin 10 në fanellë.
Pas zyrtarizimit në Liverpool, argjentinasi u shpreh i lumtur me kalimin te The Reds.
“Ndjenjë fantastike të jem këtu si lojtar i Liverpool dhe mezi pres të filloj. Dua të jem me skuadrën që nga dita e parë e parasezonaleve. Kur je në një klub si Liverpool ti duhet të fitosh trofe të mëdhenj”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


