Disa persona raportohet se janë plagosur pas një sulmi me thikë në Annecy, në Francën juglindore.
Agjencia e lajmeve AFP raporton se gjashtë fëmijë janë lënduar dhe i dyshuari, një burrë, është arrestuar.
Sulmi raportohet se ka ndodhur në një park pranë liqenit Annecy në Francën juglindore, tha ministri i brendshëm, Gérald Darmanin. Ai konfirmoi se policia arrestoi autorin.
Deputeti rajonal Antoine Armand e përshkroi sulmin si “të neveritshëm” dhe tha se autoritetet po hetonin.
Kryeministrja franceze, Élisabeth Borne, është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Mediat lokale raportojnë se viktimat janë të moshës rreth tre vjeç.


