Kampioni i Arabisë Saudite Al-Ittihad shiti më shumë se 56,000 bileta për prezantimin e Karim Benzema në King Abdullah Sports City në Jeddah, vetëm disa orë pasi transferimi u njoftua të mërkurën.
Sulmuesi francez dhe fituesi i Topit të Artë nënshkroi të martën një kontratë për tre sezone me klubin saudit.
Një numër i madh i tifozëve me ngjyrat verdhezi të klubit i uruan mirëseardhjen Benzemës pas mbërritjes së tij në qytet të mërkurën në mbrëmje dhe ai pritet të mbajë një konferencë për shtyp të enjten para se të prezantohet me tifozët. Benzema është nënshkrimi i parë i Al-Ittihad që nga fitimi i titullit të ligës dhe bashkëkombasi N’Golo Kante pritet t’i bashkohet së shpejti nga Chelsea.
/GazetaBlic Sport


