Paolo Maldini zyrtarisht i ndau rrugët me Milanin pak ditë më parë.
Presidenti i Milan, Scaroni ka komentuar largimin e italianit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Modeli ynë organizativ na bën t’i konsiderojmë të gjitha lëvizjet tona si një kolektiv. Ne duhet të punojmë si ekip, gjë që është shumë e rëndësishme për aksionerët tonë. Ne menduam se Paolo nuk ishte rehat me këtë, kështu që ishte më mirë të shkonim në rrugë të ndara“, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


