Opinion

Jeta në Politikë për Një Javë Ditë: Çfarë Mësova?

06/08/2023 10:29
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Çfarë fitova, e çfarë mësova? Ishte një simulim. Një situatë e nxehtë e sigurisë në vend më përbiu dhe rrëshqita në botën e politikës. Disa intervista e shkrime politike mjaftuan të futem në kazan. Shumë komunikime e biseda brenda një jave. Një botë mistike, e panjohur për arsyen dhe logjikën. Ku ishte problemi? Nuk e kuptova. Nuk funksiononin ligjet fizike të universitit. Ishte një botë e mekanikës kuantike.

Pashë aq shumë urrejtje dhe dhunë mes njerzëve të dashur. Vllezërit në këtë botë kishin brinjët e djajëve në kokë. Nuk kishte kafshë të dashura e drunjë në këtë botë. As fëmijë, grua, nënë dhe familje. Shkencë jo se jo. Më shumë kishte frikë, pasiguri, dyshime. Një javë jo vetëm e humbur por që të mbushë me energji negative saqë të duhen një vit të largosh nga mendja dhe trupi yt. Nuk kishte frymëzim dhe dashuri në këtë botë.

Jetën nuk po e shijoja. Fëmijët nuk po i shifja. Ata shkonin e vini nga shkolla, por mendja ime ishte diku tjetër. Një prind jo çfare duhet. Një shembull dhe model jo i mirë. Asnjë ditë, si zakonisht, nuk bëra detyrat me ta. Nuk loza asnjë lojë futbolli këtë javë. Isha i ‘zënë’ me politikën. Çfarë dreqi është kjo që ta merr jetën sikur me magji, se nuk është kjo as politikë? Nuk lexova e tregova asnjë përallë e tregim për fëmijët këtë javë. Sa e hidhur, nuk e shijova.

Asnjë punë nuk bëra, nuk ekzistonte puna në këtë botë. Ishte urrjetja dhe stigmatizimi. Asgjë nuk fitova e nuk qita në dritë. As drunjët e lulet nuk i takova. Kafshët në rrugë nuk i ushqeva, asnjë nuk e përgëdhela. Nuk kuptova çfarë të mira po zbulonte dhe bënte bota këtë javë. As hënën e diellin nuk e shiqova. Andromeda as që mu kujtua as vetëm një herë të vetme gjatë kësaj jave. Nuk bëra asnjë mik të ri, ktheva disa miq në armiq pa dashur apo pa bërë asgjë të keqe. Një botë hobsiane, nuk shpëton askush prej saj. Ligjet e vrimave të zeza galaktike aplikoheshin në ketë botë që pashë.

Humba vehtën, fitova asgjë, sado që po bëja maksimumin tim. Një maksimum dhe një jetë plotë dashuri dhe eksperiencë u shndërrua në një hiç të madh. Politika në këtë vend dhe rajon, kjo bishë e çmendur. Mallkim. Nuk arrita të frymëzoj askënd, hidhërova disa njërëz pa dashje.

Ajo botë kishte një mikser të madh që të gjitha eksperiencat dhe mendët tuaja pozitive dhe të mira ti bluante dhe ti kthente në një kanalizim. Çfarë është kjo botë që merr jetën dhe kthen njerëzit e dashur në asgjë. Empatia nuk ekzistonte. Nuk kishte ardhmëri, vetëm të tashme dhe të kaluar. Dashuri jo se jo. Nuk kishte as ngjyra. Nuk kishte asnjë kuptim.

Ishte simulim për mua, për një javë ditë. Jetë me tensione dhe pa kuptim. Ishte një gabim i madh. Diçka që seriozisht nuk shkonte si duhet. Diçka që ndoshta as inteligjenca artificiale nuk do ta rregullonte. Të dhënat dhe eksperiencat, data setet, ishin të gabuara. Rezultati final ska si të dilte pozitiv nga ky brum i gatuar në ferr.

Ndihem me fat tani. Një endërr e keqe e jetuar në kohë të plotë, por unë mund të zgjoj vetën nga gjumi. Sikur udhtëtarët ndër galaktik që po zgjohen nga gjumi pas një hibranimi. Ajo çfarë është me rëndësi, ende ekziston dhe unë mund të vazhdoj të jetoj dhe shijoj. Jetën, që aq shumë më mungoj për një javë ditë. Një javë me stuhi dhe fortunë ku kishim shumë fatura të larta për të paguar pa konzumuar asgjë.

Tani kur u zgjova, po marr frymë lirshëm. Do takoj bukëpjekësin dhe at shitësin mobil gjatë ditës. Mund ta lexoj ndonjë libër dhe të bëhem prind i mirë. Të bëjë ndonjë punë të hajrit. Thjeshtësinë e jetës të shijoj, sikur dielli. Të jap dashuri dhe ta mbushi zemrën dhe jetën me rrezet e diellit. Të kthehem aty ku përkas. Ti kthehem universit, natyrës, familjes, miqëve dhe punës. Dëshirës dhe vullnetit njerëzor pozitiv për ta quar botën përpara me gjëra të thjeshta dhe bukura. Diçka nga ajo javë ishte seriozisht gabim dhe nuk shkonte.