Sporti

E FUNDIT/ Llapi dhe Ballkani interesohen për Almir Kryeziun

06/07/2023 20:02
nga:Lorik J

Almir Kryeziu ishte një nga lojtarët i cili u largua nga Drita në këtë afat kalimtar, pas përfundimit të edicionit 2022/23.

Pas largimit nga Drita, Almir Kryeziu ka mbetur lojtar i lirë dhe është vërshuar nga ofertat.

Burime të “GazetaBlic Sport” mësojnë se Ballkani dhe Llapi janë dy nga skuadrat e interesuara për shërbimet e anësorit këmbëshpejtë.

Kryeziu është në shqyrtim të ofertave dhe nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, megjithatë kontaktet nga Ballkani i Dajës, e Llapi i Batatinës janë realizuar dhe janë mjaft konkrete.

Futbollisti pritet që brenda një periudhe mjaft të shkurtë të vendos për të ardhmen e tij.

/GazetaBlic Sport/