Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, ka reaguar ndaj ish kryeministrit Isa Mustafa, për deklaratën se LDK në vitin 2020 e prishi koalicionin me VV-së, për të evituar konfrontimin me SHBA-të, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar Mustafës me i famshmi i 3 %, duke e pyetur se pse asnjëherë nuk ka treguar pse i ka prishur raportet me UÇK-ën në vitin 1998-99!.
Postimi i tij i plotë:
I famshmi i 3%-shit paska treguar pse u prish koalicioni në vitin 2020. Por asnjëherë nuk tregoi pse u prish me UÇK-ën në vitin 1998-99!
A thu edhe atëherë për ndonjë mik?!


