Lajme

Trusti pa Bord, Hoti tregon pasojat dhe tre përgjegjësit për këtë

06/07/2023 17:30
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka treguar pasojat në Trust Pensional, duke mos pasur bord, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve nga tregjet dhe instrumentet financiare dhe kursimet e mbledhura nga Trusti nga 1 mars 2023 e këndej nuk do të mund të investohen në tregje financiare.

Ai ka thënë se në të dyja rastet dëmet i bartin qytetarët, teksa përgjegjës për këtë situatë janë Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së.

Postimi i tij i plotë:

SI KA PERFORMUAR TRUSTI PENSIONAL GJATË VITIT 2022?

– Kthimi bruto nga investimet ka qenë negativ për -119.9 mil euro.

– Çmimi i njësisë ka rënë për -5.5%.

Trusti Pensional nuk ka Bord nga data 1 mars 2023 dhe si rezultat:

(1) nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve nga tregjet dhe instrumentet financiare, në të cilat ka rënie, dhe

(2) kursimet e mbledhura nga Trusti nga 1 mars 2023 e këndej nuk do të mund të investohen në tregje financiare.

Në të dy rastet dëmet i bartin qytetarët që kanë kursime në Trust.

Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së kanë përgjegjësi për këtë situatë. Këta të tre do duhej të propozonin me kohë anëtarët e Bordit për votim në Kuvend.