Lajme

Vuçiq me Peach: “Lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po pengojnë bisedimet e mëtejshme”

06/07/2023 16:43
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën në rajon.

Vuçiq ka deklaruar në profilin e tij në Instagram se biseda ka qenë thelbësore dhe e hapur.

“E falënderova për mirëkuptimin e qëndrimit tonë, si dhe për vlerësimin objektiv të situatës së krijuar rishtazi dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po pengojnë rrjedhën e mëtutjeshme të bisedës”, theksoi Vuçiq.

Ai gjithashtu theksoi se Serbia mbetet e vendosur në politikën e saj të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon përkundër provokimeve.