Analisti politik, Shenoll Muahrremi, ka thënë se Albin Kurti ka legjitimitet që të qeverisë deri në fund të mandatit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se do të donte që kurdo që të mbahen zgjedhjet, Kurti të bëhet president, ndërsa të qeverisin ekipet e reja të LDK-PDK.
Sipas tij, me këtë model do të arrinim potencialin optimal të skenës politike.
Postimi i tij i plotë:
Sa për mua, Albin Kurti ka legjitimitet me qeverisë deri në fund të mandatit. Kurdo që mbahen zgjedhjet, kisha pas dëshirë Kurtin me pa duke lëvizë në Presidencë ndërsa ekipet e reja të LDK-PDK me qeverisë. Me këtë model, e kishim arritë dhe jutilizu potencialin optimal të skenës politike. E opozita është lehtë me u dakordu mes vete, kush fiton më shumë apo në bazë të votave bëjnë ndarje e përgjegjësive. Kjo nuk është në dëm të askujt dhe fiton Kosova dhe ne të gjithë. Sjellë stabilitet dhe prosperitet.


