Lajme

Smakiqi: Populli i Kosovës i mashtruar nga Kurti nuk duhet te ndëshkohet nga SHBA dhe BE

06/07/2023 16:29
nga:Astrit Gashi

Avokati Xhevdet Smakiqi, ka shkruar se SHBA dhe BE duhet ta izolojnë shkaktarin e destabilizimit të rajonit. Smakiqi përmes një statusi në Facebook, ka treguar se çka mund të përmbajnë sanksionet e SHBA-së dhe BE-së.

Ndër to ai ka përmendur edhe shpalljen NONGRATA të kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij.

Tjetër sanksion që mund të ndodhë, është të ju ndalohet hyrja në SHBA dhe BE deputetëve të LVV-së dhe Listës Guxo.

Mes tjerash ai ka thënë se populli i Kosovës i mashtruar nga Kurti nuk duhet të ndëshkohet nga SHBA dhe BE.