Lajme

Musliu: Kërcënimet e fundit i kam denoncuar në polici, deklaratat e mia janë shtrembëruar nga Gërvalla dhe aktivistët e VV-së

06/07/2023 15:39
nga:Y I

Deputetja e PDK-së, Ariana Musli-Shoshi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me kërcënimet që kanë ardhur në adresë të saj.

Ajo tha se të njëjtit i ka denoncuar në polici dhe se këto janë tentime që të nderpritet fjala e lirë.

“Kërcënime të tilla unë kam pranu në vazhdimësi, çdoherë kur unë kam thënë atë se çfarë mendoj e posaçërisht kundër politikave të kësaj qeverie.Këto dy kërcënime që unë i kam denoncuar, janë ndër kërcënimet më banale që dikush mund t’i pranojë dhe ky është tentim që të ndërpritet fjala e lirë”

Musliu tutje potencoi se deklaratat e saj janë shtrembëruar nga ministrja Gërvalla dhe aktivistët e VV-së

“Ne kemi organet e sigurisë në të cilat unë e kam denoncuar rastin dhe janë duke punu, me deputetët merren krimet e rënda kështu që unë kam siguri dhe besoj në institucionet tona, por mbi të gjitha unë jam e pastër në çdo veprim që kam bërë në të kaluarën time dhe në të tashmen. Nuk kam asnjë arsye të frikësohem në atë çfarë unë deklaroj dhe atë se çfarë unë besoj. Të gjitha shtrembërimet e deklaratave që kanë qenë si nga zonja Gervalla si nga aktivistat e LVV-së, janë shtremberim i deklaratave, nuk janë ajo çfarë une qëndroj dhe per çfarë unë flas e kam folur sepse unë vazhdoj të mendoj se pa SHBA-të ne nuk kemi patur mundësinë të jemi shtet” tha Musliu-Shoshi për “Gazeta Blic”

Tensionet në veri, a priten sanksione të tjera nga SHBA-të?- Deklarohet deputetja e PDK-së!