Lajme

Tensionet në veri, a priten sanksione të tjera nga SHBA-të?- Deklarohet deputetja e PDK-së!

06/07/2023 15:18
nga:Y I

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me sanksionet e SHBA-ve ndaj Kosovës.

Musliu tha se sanksionet e para tani kanë ndodhur dhe se kryeministri Kurti duhet të bëjë politika të mençura që mos të ketë sanksione të reja.

“Sa i përket sanksioneve është diçka që vetë e kanë deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë e ka thënë sekretari i shtetit që është personi numër një sa i përket qëndrimeve në politikë të jashtme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë që sanksionet do të pasojnë për Republikën e Kosovës dhe sanksionet e para vetëm i kemi parë. Tani kemi deklarimet e zotit Escobar, Lajçak dhe unë shpresoj që kryeministri mos të jetë kryeneq sepse duhet të dijë me kë po flet dhe kujt është duke i thënë jo dhe pse është duke i thënë jo. Duhet të bëjë politika të mençura që të mos prishë marrëdhëniet dhe të mos kemi sanksione të mëtejshme nga SHBA-të. Unë e thash që është ‘marre’ me qenë Kosova në listën e sanskione të SHBA-ve. Serbia do të kishte dhënë gjithçka që Kosova të vijë në këtë ditë në marrdhënie me SHBA-të”

I pyetur në lidhje me deklaratën e Escobar se “Asociacioni do të bëhet edhe nëse nuk do Kurti” Musliu-Shoshi u përgji kështu.

“Asociacioni është një detyrim ligjor të cilin e ka pranu Republika e Kosovës, e ka pranu edhe zoti Kurti i cili ka qenë një ndër pikat të cilat e ka kundërshtu më shumë sa ka qenë në opozitë dhe sot me marrëveshjen e Ohrit e ka pranu edhe Asociacionin. Asociacioni është detyrim dhe është obligim ligjor që patjetër duhet me u zbatu. Ne si PDK gjithmonë kemi thënë që Asociacioni duhet të zbatohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe si të tillë janë duke e kërku edhe ndërkombëtarët. Ato nuk po kërkojnë që të ketë një Asociacion me kompetenca ekzekutive, nuk po kërkojnë që të jetë jashtë kornizës kushtetuese, mirëpo po kërkojnë një propozim të qartë nga Qeveria dhe zoti Kurti se si do të duket Asociacioni” tha Musliu-Shoshi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”