Lajme

Inaugurohet rruga “Ismail Qemali” në Nju-Jork

06/07/2023 11:00
nga:Y I

Është bërë inaugurimi i rrugës “Ismail Qemali” në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e ka bërë të ditur themeluesi i “Alba Life TV”, Qemal Zylo, përmes një shkrimi në Facebook.

“Njoftoj gjithë komunitetin shqiptar se kronika e plotë e TV ‘Alba Life’ për inaugurimin e ‘ISMAIL QEMALI WAY’ është duke u transmetuar në kanalin 27 te paketës digjitale TVALB”, ka shkruar Zylo në llogarinë e tij në Facebook.

Kjo rrugë ndodhet në Staten Island të Nju-Jorkut.