Skuadra e Lirisë ka fituar ndeshjen e barazhit ndaj Ferizajt me 4 qershor në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me ç’rast edhe fitoi inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.
Megjithatë, KF Ferizaj ka bërë ankesë zyrtare në FFK, pasi sipas tyre disa lojtarë të Lirisë kanë luajtur pa kontrata, sepse ato iu kanë skaduar me 31 maj.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Komisioni i garave të FFK mblidhet nesër për shqyrtimin e ankesës së Ferizajt për ndeshjen e barazhit.
Atje do të shqyrtohet ankesa e drejtuar nga skuadra e Ferizajt dhe më pas do të shihet se si do të rrjedhin gjërat.
Kujtojmë që tek skuadra e Lirisë kanë deklaruar se janë absolutisht në rregull dhe se nuk presin asnjë rezultat tjetër nga ai që është arritur në fushë.
/GazetaBlic Sport/


