Emisari special i SHBA-ve, Gabriel Escobar, ka dhënë ultimatum prej dy ditësh për kryeministrin Albin Kurti, lidhur me kërkesat për deeskalim të situatës në veri.
“Kurti dhe Vuçiq kanë kohë deri të premten, për shkak se te premten unë dhe Lajçak i japim përgjegjësi eprorëve tanë”, tha ai.
Lidhur me këtë, institucionet e vendit, Qeveria, Presidenca e Kuvendi i Kosovës nuk janë deklaruar, pavarësisht se Gazeta Blic ka tentuar të marrë përgjigje.
Për ultimatumin e Escobar nuk kanë komentuar as deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Një përgjigje të shkurtër e dha vetëm deputeti Agon Batusha.
“Qëndroj me kryeministrin”, ka thënë ai për Gazeta Blic.
Ndërsa, deputetët e VV-së, Eman Rrahmani, Haxhi Avdyli, Burim Meta, Gramos Agusholli dhe Dimal Basha, nuk janë përgjigjur.
Ndryshe, Escobar dhe Lajçak pas Kosovës kanë vizituar Serbinë, ku janë takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq./Gazeta Blic/
Ultimatumi i Escobar, heshtë krerët e shtetit: Kurti, Osmani e Konjufca asnjë fjalë


