Kombëtarja e Kosovës në futboll ka publikuar dje listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor.
Kosova zhvillon në këtë muaj dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë, me qëllimin e madh për pikët e plota.
“Dardanët” do të përballen me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 16 qershor, kurse tri ditë më vonë përballen në udhëtim me Bjellorusinë, me ndeshjen që do të zhvillohet në Budapest.
Në mesin e futbollistëve të ftuar është edhe Amar Gërxhaliu, futbollisti kosovar që luan tek skuadra turke, Antalyaspor. Në fakt, Gërxhaliu ishte pjesë e kombëtares edhe për dy ndeshjet e kaluara, ndaj Izraelit dhe Andorës.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se është shumë i lumtur që do të jetë përsëri pjesë e kombëtares, atje ku është gati të japë gjithë maksimumin e tij.
“Jam shumë i lumtur që do të jem sërish pjesë e kombëtares dhe ndihem krenar. Do të jem gati të jap maksimumin, pavarësisht nëse do më jepet mundësia apo jo, por unë shpresoj që po“, tha fillimisth ai.

Tutje, Gërxhaliu komentoi edhe dy takimet që do t’i luajnë ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë, ku tha se qëllimi i madh është të dalin me pikët e plota.
“Sa i përket dy ndeshjeve të ardhshme, duhet të fokusohemi shumë mirë dhe për të dhënë maksimumin në të dyja ndeshjet, të fitojmë dhe t’i marrim 6 pikë“, përfundoi ai

/GazetaBlic Sport/


