Sporti

Samir Sahiti i qëndron besnik skuadrës edhe në Ligën e Parë, nuk do të largohet nga Trepça ’89

06/06/2023 18:33
nga:Mergim Rreci

Njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm të sezonit tek Trepça ’89, Samir Sahiti po e tregon besnikërinë e tij ndaj klubit.

Pavarësisht largimit nga elita e futbollit kosovar, mbrojtësi nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra mitrovicase edhe pse nuk ka momentalisht kontratë.

Ai ka shprehur gatishmërinë e madhe të qëndrojë tek skuadra dhe tha për ‘GazetaBlic Sport’ se dëshiron që shpejtë ta rikthejë skuadrën në Superligë.

“Jam i interesuar që të vazhdojë kontratën me Trepçën ’89, duke mos i pasur aspak parasysh kushtet financiare. Të gjithë e kanë kuptuar se ne nuk e kemi merituar të largohemi, por unë jam gati që të ndihmojë skuadrën e të rikthehemi shpejtë në nivelin elitar të futbollit kosovar. Besoj që do të arrijmë marrëveshje me klubin”, tha Sahiti për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë që për vite më radhë ai ishte njëri ndër mbrojtësit më të dalluar në futbollin kosovar, duke luajtur tek disa skuadra të ndryshme.

/GazetaBlic Sport/