Sporti

E ardhmja e Bylbyl Sokolit në pikëpyetje, por gjasat janë të mëdha që të largohet

06/06/2023 14:57
nga:L J

Skuadra e Malishevës ka arritur synimin e sezonit, pasi arriti mbijetesën në Superligën e Kosovës edhe për edicionin tjetër.

Trajneri Bylbyl Sokoli bëri një punë të madhe në sezonin pranveror, ku arriti që me rezultate pozitive t’ia sigurojë qëllimin klubit të Malishevës.

Megjithatë, e ardhmja e Bylbyl Sokolit nuk është ende e qartë.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ afër klubit mësojnë se gjasat janë shumë reale që Bylbyl Sokoli të largohet nga Malisheva në këtë verë.

Sidoqoftë akoma nuk ka diçka konkrete dhe në takimin e ardhshëm të tij me drejtuesit e klubit do zyrtarizohet gjithçka.

/GazetaBlic Sport