Lajme

Panairi i librit “Prishtina 2023” mbledh rreth 100 botues, prezantohen 2 mijë tituj të rinj

06/06/2023 13:22
nga:N M

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë është hapur panairi i librit “Prishtina 2023”, raporton Ekonomia Online. Sipas organizatorëve në panair do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora dhe se janë rreth 2 mijë tituj të rinj.

Në hapje të panairit ka marr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në kuadër të panairit do të shënohet edhe 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, 110-vjetori i lindjes së Petro Markos dhe 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.

Gjithashtu do të ketë mbi 40 aktivitete e promovime. Shkrimtari Ismail Kadare do të paraqitet me botimin e kompletit shtatëvëllimësh të veprave letrare, të cilat përfshijnë shtatë dekada krijimtari.

Do të behet edhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 09:00-20:00 dhe do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.

Abdixhiku pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Gjendje e paparë në këto 33 vite, Osmani të jetë më e zëshme në këtë momente kritike