Lajme

“Asociacioni do të bëhet edhe nëse s’do Kurti, kërcënim se vendi mundet me shku në zgjedhje”

06/06/2023 13:45
nga:Y I

“Asociacioni do të bëhet edhe nëse nuk do kryeministri Kurti”

Kështu ka deklaruar për gazetën “Die Presse” emisari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Arton Demahasaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar deklaratën e Escobar.

Ai tha se një deklaratë e tillë e dhënë nga emisari i SHBA-ve është një lloj kërcënimi se vendi mundet me shku në zgjedhje nëse Kurti nuk zbaton kërkesat e perëndimit.

“Asociacioni nuk mund të bëhet pa kryeministrin, kjo është e qartë. Të gjitha marrëveshjet që janë arritur deri tani e specifikojnë në atë mënyrë që Qeveria është ajo që krijon grupin punues dhe pastaj edhe Asociacionin. Deklarata se Asociacioni mund të bëhet edhe pa Kurtin është një lloj kërcënimi se vendi mundet me shku në zgjedhje në rast se kryeministri Kurti nuk pranon me zbatu kërkesat e perëndimit për situatën në veri që lidhet edhe me zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit që nënkupton fillimi e procedurës së themelit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe atëherë kjo mund të shihet qoftë si largim i tij me dorëheqje apo edhe shkarkimi i kryeministrit. Megjithatë mbahen zgjedhje të reja, vjen dikush tjetër në Qeveri që mund të lëvizë tutje zbatimin e marrëveshjes” tha Demhasaj për “Gazeta Blic”


Arton Demhasaj, Analist

Ndërsa profesori universitar, Muhamet Kelmendi, po e cilëson të drejtë kërkesën e Escobar që Asociacioni duhet të bëhet.

Kelmendi tha se Kosova duhet të dalë sa më shpejt me një projekt të vetin për statutin e Bashkësisë serbe në Kosovë.

“Ndërtimi i një mekanizmi juridik për minoritetin serb ne Kosovë del nga marrëveshjet e bëra me shtetin serb, nën ndërmjetësimin e BE-së dhe të ndihmuar nga SHBA-të.Edhe marreveshia e fundit ne Bruksel dhe aneksmarreveshja e Ohrit e përcaktojne këtë obligim për Kosovën.Në këtë kontekst është e drejtë kerkesa e Eskobar.Kosova duhet te dalë dhe atë pa humbur kohë, me një projekt të vet për statusin e bashkesisë serbe në Kosovë”

“Kjo nuk duhet të vonohet, sepse është e dëmshme per Kosoven, pasi si pala serbe, ashtu edhe ajo ndërkombetare, veç i kanë projektet.Duket se projekti serb është shumë i dëmshem dhe përcakton nje “Republike Serbe” në Republiken e Kosovës.Kjo nuk duhet lejuar nga Kosova, nuk mjaftojnë të propozohen vetëm parimet. Republika e Kosovës kerkohet të nxjerre një statut për bashkesinë e tille dhe të propozon si formë të zgjidhjes së çështjes.Eshtë diskutuar “Bashkesia serbe” në Kroaci dhe ajo e minoritetit danez në Gjermani, ka edhe shembuj të tjerë. Cdo here ne perputhje me aktgjykimin e Gjykates Kushtetuese të Kosoves te vitit 2015 dhe me Kushtetuten e Republikes” tha Kelemendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”


Muhamet Kelmendi, Profesor

Emisari amerikan ka thënë se nëse Kosova s’dëshiron një Republikë Srpska si në Bosnje atëherë duhet të japë draftin e vetë dhe se është koha që Kosova të tregonë se çfarë dëshiron.

“Ai përmendet në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Europian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Pra, Asociacioni i Komunave Serbe duhet të bëhet. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Srpska si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur për atë. Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na japë një draft-marrëveshje. Sepse Marrëveshja e Ohrit varet shumë nga krijimi i asociacionit të komunave”, ka thënë Escobar.

Escobar ka thënë se Asociacioni do të bëhet dhe se nuk varet nga kryeministri Kurti.

“Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do të bëhet. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, ka deklaruar Escobar, raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Escobar: Asociacioni do të bëhet edhe nëse s’do Kurti, nuk varet nga ai