Lajme

Comodita po dominon në panairin IMM Cologne në Gjermani me numrin e vizitave biznesore

06/05/2023 20:17
nga:K G

Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita apo Ventius International po merr pjesë si ekspozuese në panairin ndërkombëtar të mobiljeve dhe interierit IMM Cologne në Gjermani , me një hapësirë prej 300 m2.

Ky panair është i njohur botërisht për bizneset me qëllim të promovimit, ekspozimit dhe krijimin e marrëdhënieve biznesore. Comodita në këtë rast po ekspozon një shumëllojshmëri të prodhimeve të saj si, lloje të ndryshme të dyshekëve, jastëkë gjumi ergonomik dhe anatomik dhe mbishtresa dysheku.

Comodita e konsideron këtë panair si një platformë të duhur për të lansuar produktet e saj dhe mundësi për vizitorët ndërkombëtar që të shohin produktet dhe koleksionet më të reja. Pjesë e rëndësishme dhe kryesore është prezantimi i dyshekëve të rinjë, të dizajnuar dhe prodhuar me teknologji inovative me materiale të riciklueshme që kontribuojnë në mbrojten e ambientit. Gjithashtu ndërtimi i dyshekëve me susta individuale dhe lloje të ndryshme të shpuzës is Gel, Cool, Latex, etj., të zhvilluara si linja të veqanta vetëm për këtë panair, bën që Comodita Home të sjell inovacionet dhe trendet më të fundit në industrinë e gjumit, si dhe të promovoj një eksperiencë të veçantë të gjumit.