Lajme

Deliu-Kodra: Kurti mori vendime të pakoordinuara në veri

06/05/2023 23:39
nga:Astrit Gashi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, ka folur rreth situatës në veri të vendit.

Ajo e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Deliu-Kodra tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Kurti ka bërë veprime të pakoordinuara në veri.

“Kosova e ka ndërtuar gjithë forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar bashkë me aleatët e saj. Deklaratat e pamenduara mirë, të papeshuara të kryeministrit se sekretari Blinken është naiv, nuk i ndihmojnë dhe nuk e forcojnë Kosovën”, tha Deliu – Kodra.