Sporti

Përfundon pa gola pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës

06/05/2023 18:49
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës.

45 minutat e para të këtij takimi nuk prodhuan gola në stadiumin “Fadil Vokrri“, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja ishte e balancuar dhe me pak raste shënimi.

Rasti që mund të veçohet ishte ai i Mevlan Zekës në minutën e 26’të të takimit, kur nga afërsia goditjen e tij e ndali mbrojtësi, Ramiz Bytyqi.

/GazetaBlic Sport/