Lajme

Hoti kundërshton Muratin: Populli nuk han bari, të hyrat u rritën nga inflacioni

06/05/2023 16:41
nga:G B

 është përgjigjur duke i thënë se Murati po e llogarit inflacionin sikur të ishte 0 për qind.

“Mos more kështu, po kjo çfarë po thoni ka kuptimin të ketë 0 për qind inflacion, tregoju njerëzve që 50 për qind ka qenë inflacioni në ushqime. Bari hanë këta njerëz këtu a?!”, tha Hoti.

Mirëpo, ministri Murati mohoi se ka zvogëlim të të hyrave, madje tha se Kosova e ka inflacionin më të ultë në rajon.

“Të gjitha vendit e rajonit inflacionin e kanë më të lartë se ne, ky është fakt. Mali i Zi inflacionin e ka 17.5 për qind, Maqedonia e Veriut 14.2 për qind, inflacionin e kanë më të lartë por të hyrat nuk kanë mbërri t’i rrisin fare. Te ne inflacioni i ulët, mirëpo te hyrat janë rritur”, tha Murati.

Për këtë deputeti Hoti ka ironizuar duke thënë se “uji po shteret e ti po zë më shumë peshq”.

Edhe ministri Murati ja ktheu me ironizm deputetit Hoti.

“Ku është teoria e juaj e gabuar, nganjëherë edhe kur shteret uji, zë më shumë peshq. Pali e din dhe ta shpjegon”, ka thënë ai.