Lajme

Hoti për Pecin: Është bërë inspektor kundër duhanit, por është ministër i bujqësisë

06/05/2023 15:35
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pagesat për subvencione në bujqësi janë shumë më të ulëta me qeverisjen e VV-së, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0 për qind.

Hoti ka thënë se ministri Peci është bërë inspektor i duhanit, por si ministër i bujqësisë duhet të merret me bujqësi dhe jo me të bëhet inspektor.

Postimi i tij i plotë:

Pagesat për subvencione në bujqësi:

◇ Janar-Mars 2021 24.96 mil euro,

* gjatë qeverisjes së LDK-së

◇ Janar-Mars 2022 4.86 mil euro,

◇ Janar-Mars 2023 0.28 mil euro.

Investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0%.

Kaq për mbështetjen për bujqësi.

Ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, që është një çështje e rëndësishme. Por ai është ministër i bujqësisë dhe duhet të merret me bujqësi e jo me çështje të inspektorëve.