Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham, do të mungojë tre deri në katër muaj për shkak të një dëmtimi në gju që mori në ndeshjen e fundit të sezonit të Giallorossi. Reprezentuesi anglez u largua nga fusha në fund të ndeshjes gjatë fitores 2-1 të Romës ndaj Spezias.
La Gazzetta dello Sport raporton se Abraham u dërgua në një qendër mjekësore private menjëherë pas ndeshjes për një vlerësim në gjurin e tij, me skanimet që më vonë konfirmuan një çarje në ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë. Koha e rikuperimit nga një dëmtim i tillë pritet të jetë rreth tre deri në katër muaj, duke e lënë Abrahamin jashtë turneut para-sezonal dhe pjesën e hershme të sezonit 2023-24, përcjell GazetaBlic Sport.
25-vjeçari e filloi sezonin jo fort mirë, por vazhdoi të ishte vendimtar në ndeshjet kryesore, duke e mbyllur sezonin me 9 gola në 53 paraqitje në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport


