Partizani u shpall kampioni i këtij sezoni në Superiore. Të kuqtë mundën rivalitetin e Tiranës.
Por të kuqtë kanë njoftuar së fundmi largimin e drejtorit Marini. Tashmë ky vendim është zyrtar dhe është publikuar në faqen e klubit.
“FK PARTIZANI njofton mbylljen konsensuale të bashkëpunimit me Drejtorin Sportiv, Elton Marini. Partizani falenderon Marinin për gjithçka ka dhënë për klubin e kuq në një vit të suksesshëm ku Partizani u shpall Kampion i Shqipërisë. Bashkëpunimi i Partizanit me Marinin do të vazhdojë në forma të tjera”, shkruhet në njoftimin e klubit.


