Partitë opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës janë bërë bashkë dhe po tentojnë shpërbërjen e bordeve të ndërmarrjeve publike në kryeqytet.
Sipas burimeve të Gazeta Blic brenda kuvendit komunal, LVV, AAK, Nisma e AKR janë bashkuar dhe kanë thirr seancë të jashtëzakonshme për
këtë javë për shkarkimin e aksionereve të ndërmarrjeve publike në Prishtinë.
“Kjo mund të interpretohet si një tentativë e partive opozitare në Prishtinë për të marrë në menaxhim ndërmarrjet publike në kryeqytet”, tha ky burim.
“Seanca e jashtëzakonshme është thirrur të mbahet të enjten me 8 Qershor në orën 14:00”, tha një burim i gazetës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Edhe sot vazhdojnë protestat në Veri, Rakiq e Simiq nuk i ndahen protestuesve në Zveçan


