Lajme

Tahiri, PDK: Kurti reduktoi sovranitetin në Veri, Asociacioni të bëhet vetëm sipas vendimit të gjykatës Kushtetuese

06/05/2023 11:59
nga:N M

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Abelard Tahiri shef i GP të PDK-së ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se krejt çka ka ndodhur në veri në javët e fundit ka qenë reduktimi i sovranitetit në katër komunat në Veri.
Për këtë ka fajësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Në veri nuk ka kushte për asgjë, Kurti me veprimet e tij ka reduktuar sovranitetin e Kosovës në këtë pjesë”, tha ai ndër të tjera.
Kërkesat e Listës Serbe për tërheqjen e njësive special nga ajo pjesë, Tahiri i ka quajtur absurd.

“Policia e Kosovës nuk ka shkuar as në Rashkë as në Kralevë, ajo thjeshtë është në territorin e saj që po kujdeset për qytetarët në atë pjesë”, tha ai.

Tahiri është pyetur edhe për insistimin e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit.

“Ne i kemi bërë thirrje Kurtit qoftë edhe për Asociacionin. Ai duhet jetë në përputhje me rendin kushtetues të Kosovës dhe aktgjykimin e Kushtetutës. Problem për ne është nene 7 që flet për vetemanaxhim e askush nuk di se si do të implementohet kjo pikë”, tha ai.

Eurodeputetët për gjendjen në veri: Dialogu të vazhdojë përfshirë Asociacionin